Si të heqim njollat

Njollat - Si t'i heqim ato?


Grim
Detergjentët e zakonshëm e lajnë këtë lloj njolle. Por në fillim hidhini pak alkool në njollë.

Bojë shkrimi
Fërkojeni me sprej aerozoli njollën dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe të bollshëm.


Djersë
Bëni një miks me ujë dhe me sodë buke, ose zhyteni në ujë të kripur.


Çokollatë
Shpëlajeni njollën komplet, nga mbrapa nëse është e mundur, me ujë të ftohtë.


Çamçakëz
Ngrijeni çamçakëzin duke i vendosur përsipër një copë akulli. Çamçakëzi i ngrirë mund të thyhet më pas dhe të hiqet më lehtë.


Kafe
Fërkojeni me një sfunger i cili është zhytur më parë në një miks me gjysmë lugë-kafeje uthull të bardhë të përzier me dy filxhanë me ujë të ftohtë.


Verë e kuqe
Njollat e verës së kuqe dalin duke i hedhur sipër pak verë të bardhë, pastaj spërkateni me kripë dhe shpëlajeni menjëherë duke i hequr njollën.


Gjak
Aplikoni pështymën tuaj në të. Është e vërtetë-Pështyma juaj është mënyra më e mirë për të hequr gjakun tuaj sa më shpejt. Pastaj zhyteni pjesën e njollosur në ujë të ftohtë ku të keni tretur një dorë kripë.


Deodorant
Njollat e spërkatësve kundër djersës hiqen duke kombinuar gjysmë lugë kafeje me ilaç enësh, disa pika uthull të bardhë dhe gjysmë filxhan ujë. Shtypeni njollën me një leckë të lagur nga ky lëng. Shpëlajeni dhe thajeni me nje sfungjer të thatë.